Ndryshimet në ciklin tuaj menstrual janë të vështira për t’u parashikuar dhe një dhimbje për t’u përballuar. Por, gjithçka që mund të themi është, mësohuni me ta.
Ndërsa plakeni, cikli juaj menstrual do të fillojë të evoluojë, falë ndryshimeve normale të lidhura me moshën si dhe përvojave të tilla si shtatzania dhe perimenopauza, transmeton Gazeta Shneta.
Në të 20-tat
Nëse gjatë gjithë kohës keni pasur cikël menstrual të parregulltë, koha e viteve të 20-ta është koha kur cikli përmirësohet dhe është koha më e mirë për të mbetur shtatzënë.
Në të 30-tat
Në pjesën më të madhe, menstruacionet duhet të jenë goxha të parashikueshme dhe të qëndrueshme. Simptomat e tilla si rrjedhë e papritmas dhe me dhimbje të mëdha janë shenja të disa problemeve. Rritjet beninje të quajtura fibroids, të cilat mund të kenë gjakderdhje të mëdha më së shumti formohen gjatë viteve të 30-ta.
Në të 40-tat…
Të 40-tat shënojnë fillimin e luhatjeve hormonale perimenopauzale, të cilat janë pararendësit e menopauzës. Gjatë kësaj kohe, përgjegjësisht tetë deri në 10 vjet para menopauzës, trupi juaj bëhet gati për menopauzën.
Ndryshimet normale të hormoneve bëjnë që ovulacioni të jetë më i parregulltë dhe luhatja e nivelit të estrogjenit nënkupton që ju të mos keni cikël menstrual të rregulltë. /GazetaShneta/