Disa ekspertë besojnë se marrja e pilulave të kontrollit të lindjes, ndërsa ju i merrni ato aksidentalisht kur keni mbetë shtatëzanë, mund të mos dëmtojë fetusin në rritje gjatë shtatzënisë së hershme, por është jetësore të ndërpreni marrjen e kontraceptivëve menjëherë pasi të mësoni rreth shtatzënisë.
Disa nga pyetjet më të shpeshta që parashtrojnë gratë në lidhje me këtë cështje të marra nga burimi FirstCryParenting transmetur nga Gazeta Shneta janë:
1) A ka shanse të defekteve të lindjes?
Shumë gra që papritmas mbeten shtatzënë gjatë marrjes së kontraceptivëves mund të jenë të shqetësuar për lindjen e fëmijës me disa defekte të lindjes.
Por nuk ka asnjë evidencë konkrete shkencore që tregon se marrja e pilulave të kontrollit të lindjes, ndërsa në shtatzëninë tuaj të hershme çon në rritje të shanseve të defekteve të lindjes tek foshnjat.
2) A ekziston rreziku i abortit?
Kjo mund të jetë një shqetësim tjetër i mundshëm i grave që përjetojnë një shtatzëni të paplanifikuar në raste të tilla. Por përsëri, nuk ka të dhëna statistikore të disponueshme që mund të krijojnë një lidhje në mes të dy aspekteve.
Pasi veza e fekonduar implantohet vetë, pilulat e kontrollit të lindjes mund të kenë relativisht pak efekt mbi të – pasi që hormonet e pranishme në pilulë kanë për qëllim të trashësojnë mukozën e qafës së mitrës për të ndaluar spermatozoidin që të hyjë në mitër dhe të ndalojë ovulimin, asnjë nga këto gjëra nuk ndodh kur implantimi ka ndodhur tashmë.
Për të mësuar më shumë për komplikimet në shtatzëni Klikoni KËTU.
3) A ekziston mundësia e një shtatëzanie ektopike?
Dëshmitë sugjerojnë se marrja e një pilule të vetëm të kontrollit të lindjes, ndërsa jeni shtatzënë mund të rrisë mundësitë e shfaqjes së një shtatëzanie ektopike (ku veza e fekonduar rritet jashtë mitrës) në disa raste.
4) A ekziston rreziku i lindjes së parakohshme dhe peshës së ulët të lindjes?
Disa studime pohojnë se gratë që konceptojnë gjatë pilulës së kontrollit të lindjes mund të jenë në një rrezik më të madh për të përjetuar një lindje të parakohshme, një peshë të ulët të lindjes dhe disa anomali të traktit urinar të lindur./Gazeta Shneta/