Si ndikon Covid-19 tek duhanpirësit që thuhet se janë në rrezik të lart nga prekja e këtij virusit

2020-03-25 në ora 19:07

Individët që pinë duhan kanë më shumë të ngjarë të vuajnë nga komplikime të rënda nga koronavirusi Covid-19.

Për shkak se virusi sulmon mushkëritë dhe sistemin e frymëmarrjes, individët që pinë duhan tashmë janë në disavantazh në luftimin e virusit shkruan WebMD.

Pirja e duhanit ndikon negativisht tek qelizat, organelet në mushkëri tona, të cilat synojnë të shtyjnë substancat e huaja jashtë trupit tonë, sipas Science American përcjell Gazeta Shneta.

Covid-19 te duhanpirësit humb aftësinë e trupit për të pastruar rrugët e sipërme të frymëmarrjes të prekshme me këtë virus.

Poashtu, pirja e duhanit rrit inflamacionin brenda mushkërive gjë që jo vetëm që rrit dhimbjen brenda individëve, por gjithashtu i vendos duhanpirësit në një rrezik më të lartë të dëmtimit të mushkërive.

Vlen të theksohet se duhanpirësit, në përgjithësi, janë më të prekshëm nga marrja e pneumonisë, në një studim të vitit 2019 për virusin Covid-19 dhe rreth 46 përqind e duhanpirësve që kontraktuan virusin vuanin nga pneumonia.

Organizata Botërore e Shëndetit sugjeron që duhanpirësit të pushojnë nga duhani sa më shpejt të jetë e mundur për të parandaluar më tej simptomat e Covid-19.

Fllaster nikotine dhe çamçakëzi i duhanpirësit mund të lehtësojnë kalimin nga pirja e duhanit tek mospirja e tij. /Gazeta Shneta/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *