Përgjatë kohëve, çaji ndihmon në sistemin e tretjes dhe janë të rekomanduar për foshnjat. Tradicionalisht, nënat ziejnë çajin e kamomilit për foshnjat, si dhe mente për të ndihmuar në çrregullimet e vogëla të stomakut.
Historia e lashtë e kësaj praktike reflektohet në emrat që kanë zgjedhur kulturat e ndryshme për këto bimë. Në spanjisht është quajtur “yerba buena”, që do të thotë “bar i mirë”; në serbisht është “nana” që do të thotë “gjyshja”. Emri i këtij çaji rrjedh nga fjala e vjetër norvegjeze “dilla”, që do të thotë “qetësim”.
Çaji i kamomilit qetëson foshnjat, piperi i butë mund të lehtësojë gulçimin e zorrëve; kopra ndihmon në zbutjen e gazrave.
Nga studime të shumta sidomos ato izraelite dhe italiane kanë dhënë rezultate për efektet e mira që sjellin këto lloje të çajit, shkruan HappiestBaby, transmeton Gazeta Shneta.
Por përdorimi i këtyre llojeve të çajit çfarë ndikimi ka tek foshnjat?
Përgatitni një çaj kamomil ose një çaj kopër për foshnjën tuaj, së pari duke shtypur disa fara me anë të dy lugëve ose vendosni disa në një qese të vogël dhe copëtoni disa herë me fundin e një turi të rëndë. Pastaj, vendosni dy lugë çaji të farës së thyer në një gotë me ujë të valuar, le të pushoj për 10 minuta, pastaj lëreni të freskohet. Ofroni fëmijës tuaj një lugë çaji disa herë në ditë./Gazeta Shneta/