Hulumtimi i ri zbulon, për herë të parë, se si disa baktere në qelizat vaginale dhe qafën e mitrës janë për t’u mbrojtur kundër infeksionit më të zakonshëm seksualisht të transmetueshëm, klamedia.
Shkencëtarët kanë ditur për një kohë që përbërja e mikrobeve, ose mikrobiome në vaginë dhe qafën e mitrës mund të ndikojë në qëndrueshmërinë ndaj klamidisë, transmeton Gazeta Shneta.
Hulumtimet e mëparshme kanë zbuluar që mikrobiomet vaginale me një nivel të lartë të disa baktereve lactobacillus mund të ndihmojnë në mbrojtjen kundër infeksionit klamidial.
Studiuesit nga University of Maryland School of Medicine u befasuan kur zbuluan se mbrojtja nuk vinte direkt nga bakteret e dobishme.
Në vend të kësaj, ata zbuluan se rezistenca ndaj infeksionit klamidial ishte rezultat i ndryshimeve që bakteret shkaktuan në qelizat në rreshtim ose spiteli të vaginës dhe qafës së mitrës./GazetaShneta/