A mund të ndikoj sistemi imunitar i nënës shtatzënë tek gjinia e foshnjes? Një studim i ri heton lidhjen ndërmjet gjinisë së fetusit dhe përgjigjes imune të nënës ndaj sëmundjeve.
Një ekip studiuesish nga Universiteti Shtetëror i Ohajos, Wexner Medical Center filloi kërkimet përreth imunitetit të nënës dhe ndikimit të saj në gjini të fetusit.
Hulumtimi u referua përmes dëshmive anekdotike dhe studimet shkencore, që sugjerojnë se gjinia e fetusit ndikon në përgjigjet e ndryshme fiziologjike në nënën shkruan Medical News Today, transmeton Gazeta Shneta.
Ndryshimi i kontrollit të glikemisë, presionit të gjakut dhe nivelet e kortizolit rezultojnë në diferencimin e gjinive.
Në studimin e ri, Mitchell dhe ekipi kanë ekzaminuar 80 gra në fazat e hershme, të mesme dhe të vonë të shtatzënive të tyre. Në mesin e këtyre nënave të ardhshme, 46 ishin shtatzënë me bebe mashkullore, ndërsa 34 të tjera me bebe femërore.
“Ky hulumtim ndihmon gratë dhe obstetrit e tyre të pranojnë se gjinia fetale është një faktor që mund të ndikojë nga mënyra se si trupi i gruas i përgjigjet sfidave imune të përditshme dhe mund të çojë në hulumtime të mëtejshme se si dallimet në funksionin imun mund të ndikojnë në mënyrën se si një grua i përgjigjet viruseve të ndryshme, infeksioneve , ose kushteve kronike shëndetësore.” tha Amanda Mitchell, autore e studimit./Gazeta Shneta/