Seksi ndihet përrallor në çdo moshë. Por, ajo që nuk është aq e njohur është se seksi mund të shtojë jetëgjatësinë tuaj. Duke djegur disa kalori në dhomën e gjumit, mund të shtoni edhe disa vite të tjera për të jetuar.
Studimet tregojnë se kryerja e marrëdhënieve seksuale përmirëson nivelin e hormoneve, shëndetin e zemrës dhe fuqinë e trurit gjithashtu përmirëson edhe sistemin tuaj imunitar. Kështuqë ju mund ta vazhdoni rininë tuaj derisa kënaqeni. Studimet gjithashtu tregojnë se sa më shumë orgazmë të keni aq më gjatë mund të jetoni, transmeton Gazeta Shneta.
Synoni orgazmën
Nuk është vetëm sasia e seksit që ju keni, që llogaritet kur bëhet fjalë për të shtuar vite në jetën tuaj, është gjithashtu edhe cilësia. Një studim zbuloi se një orgazmë e fuqishme është ekuivalente me një goditje të valiumit, një ilaç që lehtëson stresin trupor dhe funksionon si një relaksues i mirë. Ajo gjithashtu mund të rrisë qelizat luftuese të infeksionit të trupit deri në 20%.
Koha për t’u përkëdhelur
Përkëdhelja me partnerin tuaj nuk është thjeshtë një aspekt i këndshëm i seksit të mirë, ndihmon gjithashtu për lirimin e hormonit të lidhjes Oxytocin, e cila mund të jetë e lidhur me jetëgjatësinë.
Pra, përfitoni sa më shumë duke u përkëdhelur me të dashurin tuaj pas seksit. Kjo gjithashtu do të shtojë intimitetin në marrëdhënien tuaj. Një masazh sensual dhe prekje intime ndihmojnë të mbani gjallë marrëdhënien tuaj. Gjithashtu, studimet tregojnë se Oxytocin prodhohet në sasi më të mëdha me një partner të njohur.
Bëni dashuri derisa të ndjersiteni
Ushqimi ju ndihmon të qëndroni të aftë. Ai gjithashtu përmirëson qarkullimin dhe tonin e muskujve dhe ndalon procesin e plakjes. Lajm i mirë është se seksi siguron pothuajse të gjitha përfitimet e njëjta si stërvitja e rregullt, pa pasur nevojë për fitnes. Seksi rrit qarkullimin e gjakut dhe përmirëson metabolizmin dhe djeg rreth 30 kalori për 20 minuta seks të arsyeshëm aktiv. /GazetaShneta/