Diagnoza e sëmundjeve ngjitëse seksuale
Në shumicën e rasteve, mjekët nuk mund të diagnostikojnë Sëmundjet e Transmetueshme Seksuale në bazë të simptomave të vetme. Nëse mjeku juajdyshon se mund të keni një sëmundje ngjitëse, ata do të rekomandojnë testet për të kontrolluar.
Në varësi të historisë suaj seksuale, ofruesi juaj i kujdesit shëndetësor mund të rekomandojë testimin e STD edhe nëse nuk keni simptoma. Kjo është për shkak se sëmundjet STD nuk shkaktojnë simptoma të dukshme në shumë raste. Por edhe SST-të pa simptoma mund të shkaktojnë dëme ose t’u kalohen njerëzve të tjerë, transmeton GazetaShneta.
Ofruesit e kujdesit shëndetësor mund të diagnostikojnë shumicën e sëmundjeve ngjitëse seksuale duke përdorur një test të urinës ose gjakut. Ata gjithashtu mund të marrin një shtupë të organeve gjenitale. Nëse keni zhvilluar ndonjë plagë, ata mund të konsiderojnë edhe ato për testim.
Ekzistojnnë po ashtu teste që mund t’i kryeni në ambiente të shtëpise. por ato mund të mos jenë gjithmonë të besueshme. Përdorni ato me kujdes. Kontrolloni për të parë nëse janë të aprovuara klinikisht, shkruan “HealthLine”.
Çka është me rëndësi po ashtu është që të mos e ngatërroni Pap testin me një të tillë që kryhet për sëmundjet seksuale; Pap testi kryhet për të kontrolluar praninë e qelizave parakancerogjene në qafën e mitrës.
Nëse keni pasur marrëdhënië seksuale, është një ide e mirë të pyesni mjekun tuaj rreth testimit për këto sëmundje të transmetueshme. Disa njerëz mund të përfitojnë nga testimet e shpeshta shpeshta se të tjerët. /GazetaShneta/