Pas lindjes shumë gra kanë dëshirë të kthehen në formën që kanë qenë.
Ja disa nga gabimet që duhet të shmangen:
Pas nëntë muajve të shtatzanisë nënat fillojnë dhe mendojnë sesi ta kthejnë përsëri peshën dhe formën e trupit që kanë pasur. Kujdesi për veten është shumë i rëndësishëm, por në këtë kohë duhet të jetë edhe më i kujdesshëm. Nuk duhet të bëni gabime. Respektoni kohën.
Menjëherë pas lindjes të gjitha gratë kanë dëshirë të veshin përsëri rrobat që aq shumë i duan. Dhe për këtë arsye ato fillojnë të mbajnë dieta drastike dhe “përshpejtojnë” kohën që i nevojitet trupit për tu kthyer në peshën e mëparshme. Në muajt e parë pasi keni lindur nuk do të keni energjtë e duhura për tu përkujdesur “shumë mirë” me veten, që kështu prisni deri në muajin e katërt.
Një aspekt që i shqetëson nënat pas lindjes së fëmijës ka të bëjë më saktë me një pjesë të trupit që është barku.
Kur do ta kem barkun siç e kisha para se të isha shatzënë?
Disa nëna për shkak të nxitimit të tepërt, bëjnë gabime dhe nisin të mbajnë dieta drastike. Kjo nuk është ajo që duhet bërë. Duhet të merret parasysh se pas lindjes edhe barku fillon të ulet, por duhet të paktën 4 javë përpara se mitra të rifitojë formën e saj fillestare.
Që të keni barkun që keni pasur para shtatzanisë duhet të bëni me qetësi ushtrime për barkun, të cilat mund të filloni një muaj pasi keni lindur fëmijën dhe është e këshillueshme që të ecni çdo mbasdite. Duke e bërë këtë ritual çdo ditë, jeni duke ndihmuar veten tuaj të humbë peshë dhe të rifitojë metabolizmin që ka pasur.
Çdo nënë mund të kthehet në peshën dhe në trupin që ka pasur mjafton të respektoje kohën dhe të mos ndjekë dieta drastike sepse përndryshe do të marrë rezultate që nuk i dëshiron. /Gazeta Shneta/