Pasi të ekspozoheni ndaj virusit që shkakton Covid-19, do të duhen disa ditë që simptomat të zhvillohen.
Korniza kohore mesatare nga simptoma e parë deri në rikuperim është 17 ditë, por disa raste janë fatale shkruan MeddyBear.
Shumica e simptomave janë të buta, rreth 20% e pacientëve kanë simptoma më të rënda ose bëhen kritike përcjell Gazeta Shneta.
Sëmundja fillon me ethe. Rreth 99% e pacientëve zhvilluan ethe të lartë, ndërsa më shumë se gjysma prej tyre kishin kollë të thatë dhe lodhje, plogështi.
Një e treta prej tyre gjithashtu përjetuan dhimbje të muskujve dhe vështirësi në frymëmarrje.
Hulumtimet nga Qendra Kineze për Kontrollin e Sëmundjeve tregojnë se rreth 80% e rasteve të koronavirusit janë të buta.
Personat që shërohen nga sëmundja lëshohen në shtëpi pas dy javësh e gjysmë të trajtimit në spital.
Inkubacioni mesatar i virusit është 5 ditë. Kur shfaqen simptoma, ato janë të ngjashme me pneumoninë.
Por pneumonia nuk përparon aq shpejt. Shumica e pacientëve marrin trajtim me antibiotikë për të stabilizuar gjendjen. /Gazeta Shneta/