Kirurgët e Qendrës Klinike Universitare iu hakmorën sindikatës duke mos respektuar grevën e organizuar nga këta të fundit gjatë ditës së djeshme.
Grevën e organizuar nga Federata e Sindikatave të Shëndetësisë gjatë ditës se premte me rastin e pezullimit të Ligjit për Paga nga Kushtetuesja, nuk e kanë përkrahur kolegjiumi i kirurgëve të QKUK-së.
Kolegjiumi i kirurgëve vendosi që të mos i bashkohet grevës së premtes, me arsyetimin se kjo grevë është e pakuptimtë. Por kujtojmë se kirurgët nuk ishin përkrahur nga sindikata kur e organizuan grevën nga dhjetori 2018 deri në muajin shkurt të vitit 2019.
Madje gjatë kohës sa mbahej greva kirurgët dhe sindikalistët patën debatuar ashpër me akuza e kundër akuza ndaj njëri-tjetrit.
Sidoqoftë FSSHK ka njoftuar se gjatë ditës së hënë më 16 dhjetor do të vendoset për hapat e mëtutjeshëm. /Gazeta Shneta/