Qytetari Sali Avdullahu nga Zvicra i ka falënderuar mjekët e QKMF-së në komunën e Vitisë për trajtimin që ia kanë bërë gjatë përkeqësimit së gjendjes shëndetësore ditë më parë.
Për Avdullahun profesionalizimi i mjekëve shëndetësore dhe sjelljet korrekte të tyre e kanë mbushur me optimizëm atë.
“Unë kisha alergji pas kafshimit të bletës dhe isha në gjendje të rëndë shëndetësore. Ekipa kujdestare aq ishte profesionale dhe e kujdesshme në të gjitha aspektet saqë u mbusha me shpresë se vërtet kemi njerëz të zot qê e dojnë këtë vend. Po dua ta falënderoj ekipën që me kujdesin më të madh më shpëtuan jetën, si dhe stafin menaxherial të QKMF që janë të përkushtuar në ofrim të shërbimeve ndaj qytetarëve”, ka shkruar ai në rrjetin social ‘Facebook’.
Tutje ai ka falënderuar edhe kryetarin e komunës së Vitisë për të gjitha investimet që ka bërë në shërbimet shëndetësore.
Më poshtë gjeni statusin e tij të plotë:
Po shkruaj me një arsye .Kohëve të fundit jemi mbushur me lajme e ankesa ndaj më të ndryshmeve për shërbimet që marrin qytetarët në shërbimet publike, si në arsim, polici,administratë e shëndetësi.Unë do të shkruaj për një përshtypje mbresëlënese në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare në Viti ku isha për të marrë shërbim shëndetësor para dy dite me datë 11.02.2019 rreth orës 18.00 .Unë kisha alergji pas kafshimit të bletës dhe isha në gjendje të rëndë shëndetësore. Ekipa kujdestare aq ishte profesionale dhe e kujdesshme në të gjitha aspektet saqë u mbusha me shpresë se vërtet kemi njerëz të zot qê e dojnë këtë vend. Po dua ta falënderoj ekipën që me kujdesin më të madh më shpëtuan jetën, si dhe stafin menaxherial të QKMF që janë të përkushtuar në ofrim të shërbimeve ndaj qytetarëve.
Në fund një falenderim edhe për kryetarin e komunës së Vitisë i cili me investimet në sherbimet shëndetësore ka bërë të mundur trajtimin më të shpejtë dhe më të lehtë për të gjithë qytetarët.
Me respekt Sali Avdullahu-mërgimtar nga Zvicra