Ari është metal joreaktiv dhe ekziston në sasi shumë të vogla në ujin e detit dhe në tokë. Bimët dhe kafshët e absorbojnë një pjesë të kësaj sasie të vogël dhe rrjedhimisht ari hyn në zinxhirin ushqimor.
Sipas shkencëtarëve, trupi i njeriut përmban rreth 2 miligram ari dhe nëse do të mund ta nxirrnit do të kushtonte disa dollarë, shkruan sciencefocus, transmeton Gazeta Shneta.
Trupi i njeriut i rregullon dhe kontrollon me kujdes përqendrimet e metaleve biologjikisht aktive si zinku dhe bakri. Tepricat e tyre nxirren jashtë nëpërmjet lëkurës dhe flokëve. Ari, edhe pse i padëmshëm nxirret jashtë nga trupi në të njëjtën mënyrë.
Bebet nën tre muaj kanë më shumë përmbajtje ari në flokët e tyre sesa njerëzit e rritur. Kjo vjen nga qumështi i nënës së tyre dhe mund të arrijë dyfishin e përqendrimit mesatar të arit në koren e tokës. /Gazeta Shneta/