Rrezet X janë të njejta me rrezet e dritës, por ndryshimi është se ato mund të depërtojnë nëpër gjëra të tjera.
Lëkura dhe dhjami nuk bllokojnë shumicën e energjisë që do të thotë se nuk mund të shihen shumë kur të fotografohen. Ndërsa muskujt dhe kockat bllokojnë më shumë energji, prandaj kockat mund të shihen më lehtë, transmeton GazetaShneta.
Një imazh “x-ray” ose siç njihet më shumë në gjuhën popullore rentgeni, tregon hije gri, e cila tregon se sa rreze X janë lejuar të depërtojnë brenda trupit, Nëse pjesa është shumë e dendur (si kocka), do të dalë e bardhë, kurse nëse është më pak e dendur (siç janë mushkëritë tuaja) ato do të dalin si një hije e errët gri.
X-rrezet ndihmojnë mjekët të shohin brenda trupave tanë, përcjellë “The Conversation”.
Radiografët (njerëzit që punojnë në makinat e radiografisë) mund të kontrollojnë sasinë dhe forcën e rreze X, dukë vënë më shumë dritë në pjesët që ata duan të shohin imazhe.
Këto rreze përdoren në spitale për të ndihmuar në diagnostikimin dhe trajtimin e shumë lëndimeve dhe sëmundjeve. Radiografët përdorin imazhe me rreze X në teatrin operativ për të ndihmuar në udhëzimin e kirurgëve. Ekziston edhe një lloj i veçantë i skanimit i quajtur skanim CT.
Shumë skanime me rreze X mund të jenë të rrezikshme sepse mund të dëmtojnë qelizat në trupin tuaj (kjo është edhe arsyeja pse radiografi del nga salla derisa ju jeni duke ë bërë fotografimin). Mirëpo sasia e rrezeve X të përdorura për secilën foto është e vogël, kështu që nëse mjeku juaj mendon se keni nevojë për një fotografim të tillë, mos u shqetësoni.
Ndonjëherë dëmtimi i qelizave është një gjë e mirë; një trajtim i quajtur radioterapia përdor rrezet X për të vrarë qelizat e këqija (si qelizat e kancerit).
Kuriozitet
Rrezet X u zbuluan në nëntor 1895 nga fizikanti gjerman Wilhelm Roentgen dhe atë krejt rastësisht! Ai po bënte një eksperiment dhe u habit kur një ekran në anën tjetër të laboratorit shkëlqeu.
Wilhelm shpjegoi se u shkaktuan disa rreze të padukshme por nuk e dinte se çfarë ishin. Kjo është arsyeja pse ata quhen rrezet X, sepse me “x” ai ka nënkuptuar mungesën e kësaj pyetje. /GazetaShneta/