Ejsi i vogël do të bëhet me një motër. Ish- banorja e Big Brother Jona Kalemaj ka zgjedhur një mënyrë shumë të veçantë për të na treguar se pret të sjellë në jetë një vajzë.
Ajo ka postuar një foto në profilin e saj në Instagram e rrethuar nga 6 vajza, e ndërsa një tjetër është e ‘fshehur’ në barkun e saj.
Postimi i saj ka marrë dhjetëra komente, ku të gjithë e uronin pa fund bukuroshen.
Më herët ajo shprehu dëshirën e saj që të kishte binjak, e nisur dhe nga një “shenjë”, veza me dy të verdha, por duket se kjo dëshirë nuk iu plotësua. /panorama