Familjarët dhe farefisi gjithmonë janë të mirëseardhur dhe na respektojnë kur vijnë për urime pas ardhjes në jetë së një foshnje.
Por duhet pasur shumë kujdes, që të mos shkojmë për urime pa i bërë bebja të paktën një muaj.
Edhe nëna, edhe i porsalinduri kanë nevojë që të jenë të qetë, pa shumë zhurmë dhe stres. Të dy duhet ta marrin veten me qetësi dhe me komoditetin e duhur.
Në rastet kur në ditët e para të lindjes së foshnjës nëna nuk arrin të kujdeset e vetme për foshnjën e saj, patjetër që një familjar që ajo e zgjedh vet, duhet t’i qëndrojë afër dhe ta ndihmojë (nëna, vjehrra apo kush qoftë tjetër).
Shënime me rëndësi:
– Asnjëherë mos u ndjeni të ofenduar nëse një nënë ju kërkon që të mos hyni në dhomën e foshnjës.
– Nëse ju thotë t’i pastroni duart
– Ose nëse ju pyet “mos keni ndonjë virus”?
– Ajo këtë e bën jo për t’iu ofenduar juve, por për t’u kujdesur për foshnjën e saj.