Pambuku: Hekuri mund të gradohet në maksimum pasi ky material është shumë i mirë. Duket të keni kujdes vetëm nëse në sipërfaqen e bluzes keni të stampuara figura . Stampat nuk duhen hekurosur.
Lino: Veshjet lino duhen kthyer gjithnjë mbrapsht e më pas të hekurosen. Pëlhura nuk duhet të jetë shumë e thatë dhe herë pas here duhet ta spruconi veshjen me ujin e hekurit apo avull.
Leshi: Ky material kërkon nxehtësi të ulet. Për të mbrojtur materailin mund të vendosni gjithashtu një copë pambuku mbi rrobë në mënyrë që të mos dëmtoni qimet e veshjes.
Mëndafshi: Nxhetësia duhet të jetë minimale dhe asnjëherë nuk duhet ta vendosni hekurin direkt në mëndafsh.
Poliester: Hekurosini këto veshje me nxehtësi mesatarisht të ulët, spërkateni sipas nevojës, por shmangni avullimin.
Nailoni: Njësoj si poliestra dhe nailoni duhet hekurosur me gradim të ulet dhe të shmanget avulli.
Akrilik: Sigurohuni që veshjet akrilik të jenë të kthyera mbrapsht para se t’i hekurosni dhe kurrë mos krijoni avull për t’i hekurosur më mirë, pasi thjesht mund të dëmtoni materialin./Living/