Të bëhesh prind do të thotë të japësh gjithçka për të vegjlit e tu. Por pa marrë parasysh se sa bëni dhe jepni nga vetja, gjithmonë do të ndiheni sikur nuk mjafton. Ky është prindërimi.
Është realizuar një anketim me më shumë se 13.000 prindër anembanë botës për të kuptuar presionet që prindërit përballen çdo ditë.
Rezultatet jo aq befasuese?
Më shumë se gjysma e prindërve, 55%, ndihen sikur po dështojnë brenda vitit të parë të prindërimit. Dhe nënat janë prekur më shumë nga kjo ndjenjë. 60% e nënave ndjehen sikur nuk po bëjnë mjaftueshëm krahasuar me 45% të baballarëve.
Pra, ku qëndron problemi?
Për fillestarët, kur bëhesh prind i një fëmije të vogël, vazhdimisht lufton me lodhjen, stresin dhe ankthin kur futesh në një territor të paeksploruar. Pastaj ka edhe një ndikim “loja” e krahasimit, ku për ju është mjaft e vështirë të mos mendoni apo çoni ndërmend krahasimet ose mënyrat tuaja “vlerësuese” për nënat dhe baballarët e tjerë që njihni, dhe ndërkohë mediat sociale kanë po ashtu një ndikim shumë të fortë.
Gjetjet e studimit tregojnë se rritja e mediave sociale ka kontribuar në ndjenjat e papërshtatshmërisë, me 42% të prindërve.