Nënat janë në një fazë emocionuese në jetën e një çifti. Një jetë e re e nënës sillet tërësisht rreth bebes suaj të vogël.
Ndërsa përfundon duke shteruar energjinë e saj të plotë në fëmijën e saj, deri në fund të ditës, ajo është shumë e lodhur që të kënaqet me çdo aktivitet fizik, duke përfshirë edhe seksin.
Pasi të bëhen prindër, çiftet kënaqen duke përqafuar beben e tyre më shumë sesa njëri-tjetrin, gjë që ndikon në jetën e tyre intime.
E gjithë kjo ndodh për shkak se nënëria konsiderohet si ‘vdekje’ e dashurisë. Përkundrazi, me një parashikim dhe planfikim të vogël ju mund të balanconi angazhimet tuaja me fëmijët.
Sepse një jetë e fuqishme dashurie do të bëjë një botë më të mirë për ju në shumë mënyra dhe jo vetëm në një aspekt, transmeton Gazeta Shneta.
Sa shpesh e keni gjetur veten duke bërë një gjumë tepër të rehatshëm dhe e lumtur pas një marrëdhënie seksuale.
Femrat përjetojnë një ndjenjë të qetësisë dhe relaksimit pas gjithë intensitetit që çon në një orgazmë.
Poashtu seksi gjatë kësaj periudhe ndikon që të mos paraqiten sëmundjet e zemrës, edhe nëse paraqiten janë për shkaqe të tjera shëndetësore.
Gratë poashtu, e humbin kontrollin mbi fshikëzën e urinës, prandaj disa ushtrime bëjnë mirë në këtë drejtim, e seksi është më i miri prej tyre.
Pra, nëse jeni nëna që dashurinë e keni lënë në ulësen e pasme, është koha që ta vendosni para./Gazeta Shneta/