Dhimbjet e barkut janë ndoshta gjëja më e keqe që mund të ndikojë tek foshnja dhe prindërit e saj, sepse kur fëmija vazhdimisht qan për orë të tëra, dhe asgjë prindërit nuk janë në gjendje të bëjnë asgjë, ata ndihen të pafuqishëm dhe të hutuar.
Prindërit australianë të një vajze të vogël katër ditore kanë qenë në këtë pozitë që kur ajo lindi, e torturuar nga dhimbjet e tmerrshme. Fëmija po qante çdo natë vazhdimisht, nga nëntë në mbrëmje deri në pesë të mëngjesit dhe prindërit e saj, në kërkim të një zgjidhjeje për këtë problem gjetën mjekun e duhur. Problemi u trajtua nga Dr Ian Rossbourghu, një kiropraktor nga Melburni, shkruan Focus, transmeton Gazeta Shneta.
Pas metodës që ndihmoi vajzën e tyre, ai ka postuar si një video në YouTube, ku shumë njerëz u shokuan nga ajo.
Në të vërtetë, pamjet qartë tregojnë se Dr Ian Rossbourgh ngadalë shtrin fëmijën duke u përpjekur ta zgjasë shpinën, dhe me gishta fillonte të shtypte zonën e shpinës të foshnjës, ku ai vuri re një bllokim të mundshëm – grupe të vogla lëngu. Dhe pastaj me një metodë klasike të kiropraktike shtrydhi fëmijën, e cila liroj një tingull kërcitës.
Fëmija filloi të qajë për një kohë dhe më pas u ndal. Nëna dhe mjeku rrëfyen se vajza u relaksua pas kësaj dhe nuk po shqetësohet nga dhimbja./Gazeta Shneta/
https://www.youtube.com/watch?v=3o76e0jG0Ec