Shumë nëna kosovare kanë hequr nga përdorimi një lloj të pelenave, pasi kompania bëri ndryshime.
Nënat janë ankuar se pelenat “Active”, pas ndryshimeve në model, janë bërë të papërshtatshme për bebet e tyre, shkruan Gazeta Shneta.
Nënat kanë kritikuar ashpër kompaninë për ndryshimet që i ka bërë.
“Të vjetrit ma të mirë, modeli i ri veç me i ndërru fëmijët çdo dy orë, hiq kurgjo s’po vyjshin, tmerr”, ka shkruar një nënë.
“Shyqyr që i ndërrova kalova në tjerë se tepër dobët i kishit bo. Unë dy fëmijë i rrita me Activ, po kta ishin tepër të dobët as kapëset s’po ju bajshin”, ka komentuar një tjetër.
Një tjetër nënë është ankuar se dizajni i ri nuk po e mban fare lagështinë.
Kompania ka arsyetuar ndryshimet duke thënë se çdo dizajn apo paketim bëhet me qëllim të përmirësimit apo avansimit të cilësisë së produkteve tona.
“Këto ndryshime bëhen edhe konform trendëve dhe nevojave për të qenë shumë më përpara se produktet të cilat janë prezent në tregun tonë”, thuhet në arsyetimin e kompanisë.
Më poshtë mund të lexoni komentet dhe kritikat e ashpra të nënave. /Gazeta Shneta/