A mund të konsumojnë kërpudha gratë shtatzëna gjatë kësaj periudhe? Po, është e lejueshme konsumimi i kërpudhës, por këshillohet që t’i shmangni kërpudhat e papërpunuara, meqenëse kanë përmbajtje kancerogjene.
Kërpudhat e gatuara apo të thara janë pozitive për shëndetin e një shtatzëne, ngase janë të larta në vlera ushqyese, siç janë vitaminat, mineralet dhe elementet e tjera, transmeton Gazeta Shneta.
Këto lloj këpurdhash mund të jenë ushqyes të shkëlqyer që ndihmojnë në rritjen e foshnjës në bark.
Megjithatë, ekzistojnë edhe disa lloje të tjera kërpudhash që duhet shmangur patjetër. Një ndër to janë: kërpudhat magjike dhe këpurdhat ombrellë.
Madje, këshillohet edhe kur t’i bleni ato të shikoni nëse janë të freskëta dhe të shikoni për datën e skadimit, ngase mund të dëmtojë fetusin një gabim i lëshuar.
Në lidhje me pyetje të tjera, konsultohuni me nutricionistin./Gazeta Shneta/