Nënat e reja që konsumojnë placentën e foshnjës pas lindjes mund të rrezikojnë seriozisht shëndetin e tyre, thonë ekspertët.
Një panel ekspertësh shëndetësor të udhëhequr nga një obstetër nga Qendra Mjekësore e New York-Presbyterian / Weill Cornell në New York, studioi konsumin e këtij organi në forma të ndryshme – duke përfshirë pilulat dhe gatimin – dhe zbuloi se përgatitja e papërshtatshme mund të ishte e pamjaftueshme për të zhdukur infeksionet të tilla si Zika, hepatiti dhe HIV-i, transmeton Gazeta Shneta.
Konsumimi i placentës është bërë gjithnjë e më popullor në mesin e nënave të reja për shkak të shumë përfituesve që kanë pretenduar se ka në trup, duke përfshirë reduktimin e kalimit në depresionit pas lindjes, rritjes së humorit dhe niveleve të energjisë.
Ekspertët nuk gjetën dëshmi se ka përfitime shëndetësore nga konsumimi i placentës dhe shkuan aq larg sa t’i nxisnin mjekët të paralajmëronin pacientët e tyre që mos ta konsumonin më.
Kujtojmë që Kim Kardashian kishte konsumuar më parë placentën e saj./Gazeta Shneta/