Shumë fëmijë të sëmurë u trajtuan dje në Pediatri të QKUK-së

2018-12-07 në ora 09:50

Në Klinikën e Pediatrisë në QKUK gjatë ditës së djeshme 93 fëmijë janë dërguar nga prindërit e tyre për trajtim nga mjekët.

Këto raste janë trajtuar në repartin e emergjencës së klinikës.

Në ambulancat specialistike ka pasur 66 fëmijë për kontrolle mjekësore, kurse ka pasur 26 pranime.

Ndërkaq pediatrit kanë kryer 17 eho të zemrës, 33 eho abdominale dhe shërbime të tjera pediatrike. /Gazeta Shneta/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *