Shtoni këta dy përbërës në lavatriçe dhe rrobat ruaja do të duken bardhë si bora

2017-07-22 në ora 12:27

Edhe pse vera është sinonim i ngjyrave dhe kombinimit të printeve me materialet jeans apo të pambukta, duhet ta pranoni që është e vështirë ta ndani të bardhën nga deti dhe dielli, sidomos nëse keni një marrë një ngjyrë të bukur çokollatë.

 

Por, ndonjëherë veshjet në ngjyrë të bardhë mund t’ju tradhëtojnë sidomos nëse mbi to keni njolla të ndryshme si njolla djerse, pluhuri, shenja të zverdhurash nga ekspozimi i tepërt në diell etj. Ndoshta mendoni se çdo gjë mund të rregullohet nëse i lani me detergjentë të shtrenjtë apo në rastin më të keq me zbardhues, i cili është toksik dhe dëmton pëlhurat e ndryshme, por jo gjithmonë ndodh kështu.

Living ju këshillon të hiqni dorë nga të gjitha këto dhe të kombinoni detergjentin larës me dy produktet e mëposhtme për të patur rroba të bardha si bora.

1

Në qoftë se zakonisht jeni mësuar teksa lani veshjet të shtoni vetëm pluhurin larës ose detegjentin e lëngshëm dhe më pas zbutësin, sot do të shtoni edhe dy produkte të tjera: limon dhe kripë.

Merrni dy lugë gjelle kripë të jodizuar dhe bashkojini me lëngun e dy limonëve të shtydhur dhe 1 litër ujë. pasi keni futur rrobat në lavatriçe, mbyllni kapakun e saj dhe shtoni masën e mësipërme. Më pas shtoni dozën e duhur të detergjentit dhe lëreni të kryejë procesin si zakonisht.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *