Posa çifti të marrë lajmin se po bëhen prindër, ndihen se asgjë nuk mund t’ua prishë lumturinë. Dhe kjo ndjenjë duhet të vazhdojë edhe pasi fëmija të lind.
Por gjithmonë duhet pasur parasysh që çdo shtatzëni mund të ketë komplikime, andaj nëna dhe babi I ardhshëm duhet të bëjnë kujdes të shtuar; të mos anashkalojnë as vizitat te gjinekologu, përcjellë GazetaShneta.
E për të ditur nëse kjo shtatzëni po zhvillohet pa problem, studime e hulumtime të ndryshme kanë nxjerrë disa rezultate që shërbejnë si simptoma për të ditur nëse nëna po kalon në shtatzëni të shëndetshme apo jo, shkraun ËhatToExpect.
Shenjat që tregojnë se gjithçka është në rregull:
-Fetusi bën lëvizje të shpesha
– Godtije të njëpasnjëshme
– Goditje të paplanifikuara nga bebi
– Godtije të fuqishme që shkaktojnë dhimbje
– 10 goditje brenda 2 orëve
– Reagimet e fetusit ndaj faktorëve të jashtëm (zëri i madh, pas ngrënies së ushqimit etj.)
– Lëvizje të vazhdueshme deri në javën e 36-të.
Kurse këto janë disa nga treguesit se duhet të bëni kontroll sa më të shpejtë që të parandaloni të papriturat:
– Goditje të zvogëluara
– Fryrje e barkut menjëherë pas goditjes më të dobët të fetusit
– Goditje të rralla ose fare gjatë ditës. /GazetaShneta/