Diellza Kolgeci ka hyrë në muajin e tetë të shtatzënisë. Por, ajo ka vendosur që të mos ndalë aktivitetet fizike dhe këtë e ka treguar me anë të një fotoje që ka postuar ajo vetë.
Diellza shihet shumë në formë teksa ka bërë foton para pasqyres në palestër, ndërsa ka shkruar se ajo është 8 muaj e 2 ditë shtatzënë.
Diellza është në pritje të fëmijës së parë, të një vajze me basketbollistin Fisnik Rugova./Gazeta Express/