Ideja për të pasur një fëmijë si adoleshent shpesh shihet si një katastrofë personale dhe një problem shoqëror.
Të kesh një fëmijë si një adoleshent duket të ketë pak efekt në rezultatet e ardhshme shoqërore. Nënat dhe etërit adoleshent zakonisht shprehin qëndrime pozitive rreth prindërimit dhe shumë e transformojnë sjelljen e tyre, transmeton GazetaShneta.
SIpas një studimi të bërë nga University of Hull, i cituar në “The Conversation”, thuhet se në Angli të bërit prind të moshë të hershme po shikohen me sy pozitiv, edhe pse nuk anashkalohen as efektet negative.
Disavantazhet e “prindërmit adoleshent”
Nga pikëpamja statistikore, amësia adoleshente korrespondon me arritjet e ulëta arsimore, punësimin e dobët, të ardhurat e ulëta, shëndetin e dobët dhe disavantazhin social. Ky është opinion më i përhapur nëpër media dhe llogari “zyrtare”.
Por realiteti është se amësia e re që shkakton rezultate të këqija, nuk vjen si pasojë e një shtatzënie por sepse këta persona vetëm se kanë pasur një disavantazhi social ekzistues që para se të bëheshin prindër.
Ndoshta nuk mund të ketë kurrë një matje krejtësisht të saktë të efektit të amësisë adoleshente. Sidoqoftë, këto studime tregojnë se shtatzënia adoleshente mund të shihet si vetëm një problem i vogël social në aspektin e rezultateve ekonomike.
Një përvojë pozitive
Hulumtimet e mëparshme, që fokusohen në përvojat aktuale të prindërve adoleshentë, ndihmojnë në shpjegimin e këtyre statistikave të cilat tregojnë se sa prindër adoleshentë reagojnë pozitivisht dhe transformojnë sjelljen e tyre për mirë.
Në të vërtetë, një rishikim i studimeve nga e gjithë bota arriti në përfundimin se nënat adoleshente shpesh e përjetojnë amësinë si “transformuese pozitive” ndërsa foshnja e tyre ka “ndikim stabilizues” tek vet pjekuria e prindërve.
Pra, në vend që të drejtojmë gishtin nga paaftësia e prindërve adoleshentë, shoqëria do të ishte më mirë të mbështeste të gjithë prindërit në përgjithësi- duke punuar për të adresuar çështje më të gjera të padrejtësive sociale./GazetaShneta/