Diku pas muajit të katërt të shtatzënisë, mund të filloni të përjetoni kontraktimet të lindjes së rrejshme, ose të ashtuquajturat kontraktimet “Braxton-Hicks”.
Janë plotësisht normale dhe shërbejnë për të përgatitur mitrën tuaj për lindjen e vërtetë.
Kontraktimet Braxton-Hicks nuk ndodhin në intervale të rregullta, dhe ato nuk rriten me intensitet. Nëse përjetoni kontraktime të rregullta përpara javës së 37-të, mund edhe të lindi para kohës. Nëse kjo ndodh, telefononi ndihmën tuaj të kujdesit shëndetësor.
Lindja e hershme
Kontraktimet e lindjes zakonisht klasifikohen si kontraktimet e hershme dhe kontraktimet aktive. Kontraktimet e hershme të zgjasin midis 30 dhe 45 sekonda. Ata mund të ju ndodhin shumë rrallë nga njëra tjetra por nga fundi ato do të shfaqen çdo pesë minuta.
Linjda aktive
Në atë që njihet si lindja aktive, qafa e mitrës zgjerohet, dhe kontraktimet bëhen më shpesh e më intensive. Nëse keni një lindje aktive, duhet të telefononi mjekun që të shkoni në spital. Nëse nuk jeni i sigurt nëse po kaloni nëpër një lindje aktive, është ende një ide e mirë për t’u konsultuar me mjekun.
Dhimbjet gjatë lindjes
Dhimbja do të jetë në kulmin e saj gjatë lindjes aktive. Bëni një diskutim me mjekun tuaj për metodën tuaj të preferuar për të përballuar dhimbjen. Ju mund të zgjidhni masa pa drogë të tilla si meditimi, yoga, ose dëgjimi i muzikës. Nëse zgjidhni të menaxhoni dhimbjen tuaj me ilaçe, mjeku juaj do të duhet të dijë nëse duhet të përdorin analgjezikët ose anestetikët.
Përfundim
Nëse jeni duke planifikuar për një lindje natyrale ose cezariane, mund të ndjeheni nervoz kur afrohet afati juaj i duhur. Andaj përgatiteni veten fizikisht dhe mentalisht për ndryshimet që do i ndjesh në trupin tënd. Mbajeni në mend se gjithçka do të kalojë dhe do e harroni posa ta mabni në dorë foshnjen tuaj.