Arsyeja më e zakonshme e shtatzënisë jashtë mitrës është dëmtimi i tubave të mitrës që shkakton bllokim apo ngushtim.
Po ashtu, mund të ketë edhe problem me muret e mitrës, që zakonisht tkurren dhe bartin vezën e pjelluar në mitër. Infektimet e pelvikut dhe apendiksit mund të shkaktojnë tubin që të përdridhet apo të ngjitet, kështu që e vonon kalimin e vezës dhe lejon vezën të mbarësohet në tub.
Simptomat e shtatzënisë jashtë mitrës
Ndër simptomat më të hershme të shtatzënisë jashtë mitre janë ato që mund të ketë edhe një shtatzëni normale, pra vonësa e ciklit. Më pas mund të bëhet diagnostikimi i problemit nëse:
Në javët e para të shtatzënisë niveli i hCG është më i ulët se normalja, gruaja ka dhimbje në fund të barkut apo vihet re gjakderdhje jo e rregullt.
Nëse dyshoni se jeni shtatzanë apo tashmë jeni e sigurt dhe keni dhimbje në fund të barkut apo në zonën pelvike, duhet të shkoni tek mjeku. Në disa raste dyshohet për shtatzëni jashtë mitre nëse mjeku gjatë ekografisë nuk është në gjendje të shikojë embrionin e implantuar në mitër.
Dhimbjet në një anë të barkut, gjakderdhja anormale, mungesa apo vonesa e menstruacioneve etj., janë në mesin e simptomave të kësaj gjendjeje./pernenat.al/