Nëse shtatzëna jeton pranë rrugëve me shumë trafik, ka 50 përqind më shumë mundësi që të lind parakohe (paramature).
Shkencëtarët , sipas “Dejlli mejll”, kanë zbuluar që nënat e ardhshme e kanë të domosdoshme akomodimin në rrethina më pak zhurmuese, të cilat janë poashtu më pak të ndotura me gazëra.
Hulumtimin e udhëheqi Dr. Takashi Jorifuji, ndërsa janë anketuar mëse 14.000 raste të lindjeve në periudhën nga viti 1997 gjer në vitin 2008. Është vërtetuar që edhe vitet, lloji i punës me të cilin merret shtatzëna dhe duhani ndikojnë në lindjen e foshnjeve në mes të javëve 28 dhe 32 të shtatzanisë. Shtatzania zgjat 40 javë.