Nëse ekziston një problem me fetusin gjatë periudhës së shtatzënisë, është e vështirë për ta kuptuar.
Megjithatë, Mom Junction ka treguar disa nga shenjat që mund të jenë tregues të një problemi të foshnjës, transmeton Gazeta Shneta.
1. Rrahjet e zemrës
Ju do të jeni në gjendje t’i dëgjoni të rrahjet e zemrës së foshnjës që nga java e 10-të e shtatzënisë. Zemra, në të vërtetë, fillon të rrahë nga java e 5-të, por ju mund ta dëgjoni atë vetëm 5 javë më vonë.
Megjithatë, nëse nuk dëgjoni rrahjet e zemrës as pas këtyre javëve, u rekomandohet të vizitoni ofruesin tuaj shëndetësor menjëherë.
2. Dhimbjet e barkut
Dhimbjet e barkut gjatë shtatzënisë kanë të ngjarë të ndodhin për shkak të ndryshimeve të shpejta që trupi juaj kalon. Dhimbjet e tilla mund të shfaqen edhe në tremujorin e dytë ose të tretë dhe mund të nënkuptojnë një lindje të hershme, sëmundje apo edhe një abort.
3. Gjakderdhja