Zakonisht mjeku juaj pas javës së 12 mund t’iu kërkojë ju që ta bëni amnicentezën nëse shfaqen brengosje dhe dyshime për çrregullime gjenetike.
Pas ekzaminimit me ultrazë për t’u siguruar rreth shëndetit të foshnjës në ardhje, juve ju kërkohet që të realizoni procedurën e amniocentezës.
Amniocenteza realizohet duke marrë lëngun amniotik nga mitra juaj i cili dërgohet për analiza dhe rezultatet e tyre tregojnë për kariotipin te foshnja.
Bashkë me rezultatet e ultrazërit vërtetohet rrezikshmëria që fëmija juaj të ketë probleme dhe çrregullime kromozomale.
E, përderisa një procedurë e tillë për shumë vjet ka dërguar nënat në ardhje nga Kosova në Shkup apo Beograd për këtë procedurë, tash e një kohë ajo realizohet edhe në Prizren, shkruan Gazeta Shneta.
Dr Arbërore Zymberi, specialiste e Mjekësisë Fetale që njihet nga pacientet e saj si Dr Nora, e realizon një procedurë të tillë duke qenë e vetmja në vend.
Ajo është pjesë e shkollës së profesorit të famshëm Kypros Nicolaides në Londër për Mjekësi Fetale, duke qenë shqiptarja e vetme gjerë tani.
Skrinigu i javës së 12-të është me rëndësi jetike për mbarëvajtjen e shtatzënisë suaj dhe Qendra për Mjekësi Fetale në Prizren ju ofron vendin më të specializuar në Kosovë e rajon për të kryer këtë skrining.
Përveç që kryhet procedura e amniocentezës, shtatzëna ekzaminohet me ultrazërin e teknologjisë së fundit Voluson E6, ndër më të arrirët në këtë fushë.
Për të caktuar terminin tuaj për skriningun më të rëndësishëm të tremujorit të parë te Qendra e Mjekësisë Fetale, kontaktoni: +377 45 246 688. /Gazeta Shneta/