Nëse një grua shtatzënë ju thotë se lindja është një arrtije në vetvete, besoni asaj.
Shtatzania nuk është shaka dhe kjo nuk është aspak e lehtë për trupin. Ne nuk po flasim vetëm për shenjat e shtrirjes, sëmundjen e mëngjesit, këmbët dhe duart e fryra. Fjalë për fjalë e shtyn trupin tuaj jashtë kufijve, shumë më tepër se çdo sport konkurrues, shkenca tani e ka vërtetuar.
Sipas një studimi të ri të kryer në revistën, Science Advances, kur bëhet fjalë për shtytjen përpara kufijve të qëndrueshmërisë njerëzore, shtatzania është e pakonkurueshme, duke ardhur në vedin e dytë për sportet atletike dhe ngjarjet e tjera konkurruese.
Studimi, rezultatet e të cilit u botuan në qershor bëri disa vëzhgime interesante. Për të njëjtën, pjesëmarrësit u detyruan të konkurrojnë në ngjarje atletike si vrapimi në distanca të gjata, maratona, duke arritur në pikën e rraskapitjes dhe varfërimin e burimeve të energjisë të trupit. Gjatë kësaj u vërejt se nënat gjatë shtatzanisë së tyre përfundojnë duke ezauruar vetën e tyre në të njëjtën mënyrë me një intensitet më të ulët gjatë periudhës nëntë mujore, pa konkurruar në të vërtetë në një maratonë.
Ekspertët zbuluan gjithashtu se nivelet e qëndrueshmërisë së atletëve ishin vetëm një shkallë më lartë sesa niveli metabolik që gratë shtatzëna kishin përjetuar.
Mesatarisht një person djeg mbi 4000 kalori përpara se të lodhet plotësisht. Ndërsa atletët arritën këtë pikë të lodhur gjatë shfaqjeve apo stërvitjeve të tyre me intensitet të lartë, nënat në pritje bëjnë të njëjtën gjë në shtatëzani. U zbulua gjithashtu se shtyrja e trupit në ekstreme të tilla mund të ndodhë vetëm me shtatzaninë dhe stërvitje me intensitet të lartë dhe gara./GazetaShneta/