Lindja

2017-02-20 në ora 19:59
Bebja erdhi!

Urime nëna! Tanimë jeni bërë nëna. Pas plot 9 muajsh sakrificë ju tani mund ta mbani në duar bebën tuaj. Ndjenjë fantastike apo jo?

Lindje natyrale ose me prerje cezariane, ju tani keni në duar bebën tuaj pas një kohe të gjatë dhimbjesh e ç’rregullimi jetësor.

Pesha e bebës është e përafërt me kalkulimet që keni bërë me ultrazë gjatë vizitave tua, me meshkujt që janë më në peshë se femrat.

Më në fund në duart e juaja

Duke qenë 9 muaj i strukur në mitrën tuaj, bebja juaj do ta ketë problem të zgjas duart e këmbët e saj.

Kjo gjendje do e përcjell për një kohë, derisa të fillojë manovrat e plota me zgjatje të duarve dhe këmbëve.

Nëse bebja juaj ka lindur para kohe, preferohet kujdesi intensiv për ta ruajtur atë në inkubator, para se t’i zhvillohet plotësisht të gjitha organet dhe të bëhet gati për jetë.