Java 9

2017-01-09 në ora 07:34

Bebja juaj tani matet plot 2.5 cm brenda trupit tuaj. Rritja po vazhdon, me hapa shumë të shpejtë. Ka filluar të duket më njerëzorë.

Ilustrimi: Kidspot

Organet më të rëndësishme janë krijuar dhe po funksionalizohen. Zemra ka përfunduar ndarjen në katër dhomëza.

Organet seksuale të brendshme janë krijuar, por mos e shqetësoni veten për të ditur gjininë ende.

Sytë janë formuar, por të mbyllur. Të mbyllur do të qëndrojnë deri në javën e 27-të. Hunda dhe goja diferencohen më shumë.

Placenta është zhvilluar mjaftueshëm për të marrë përgjegjësinë e krijimit të hormoneve. Tani që fiziologjia bazike e bebes tuaj është krijuar, ajo po përgatitet të shtojë shumë peshë.

Ndryshimet në trupin tuaj

Edhe pse keni arritur javën e nëntë, barku juaj nuk tregon se jeni shtatzënë. Gjithsesi, ju jeni dhe ndiheni e tillë!

Pamja në kontrollin me ultrazë të bebes suaj në javën e 9-të

Ndryshimet në disponimin tuaj janë normale tani. Emocionalisht jeni shumë më e ndjeshme. Sigurisht se jeni nën ethe se si do të jetë të bëhesh prind dhe nënë.

Emocionalisht do të ndiheni më mirë me kalimin e javëve. Shumë shtatzëna, veçmas ato për herë të parë, tregojnë hezitim sa i përket marrëdhënieve seksuale në këtë kohë.

Mund të vëreni edhe ndryshime në lëkurën tuaj dhe sigurisht në flokë.

 

Bëjeni publike shtatzëninë

Sigurisht se pjesë e stresit emocional gjatë kësaj periudhe është edhe mos-njoftimi i punëdhënësit tuaj me gjendjen tuaj.

Shtatzëna në vendin e punës (foto: Google)

Ndoshta në këtë periudhë është më së miri që ta njoftoni punëdhënësin tuaj për gjendjen tuaj dhe të krijoni një lehtësi për vetën tuaj.