Java 8

2017-01-09 në ora 07:34

Kemi disa të reja për ju në javën e tetë: Duart dhe këmbët e bebes tuaj kanë filluar krijimin dhe diferencimin e gishtërinjve, krijimi i syve, mushkëri të formuar bashkë me hapësirat e frymëmarrjes.

Qelizat nervore në trurin e bebes tuaj po lidhen me njëra-tjetrën. Ju me siguri po dëshironi të dini nëse do të keni vajzë apo djalë, por ekstremitetet gjenitale nuk janë zhvilluar për ta treguar gjininë ende.

Foshnja juaj po fillon të lëvizë në mitër andaj mund të mos e ndjeni vetën mirë, veçanërisht në mëngjes.

Binjakët e vizualizuar me ultrazë

Madhësia e bebes tuaj tani nuk e kalon madhësinë e një fasuleje. Nëse ekzaminoheni me ultrazë, mund të dëgjoni të rrahurat e zemrës së bebes tuaj.

Ndryshimet në trupin tuaj

Në këtë fazë të shtatzënisë mund ta ndjeni se gjoksi juaj po fillon të bëhet më i fortë.

Shumë shpejtë do t’iu duhet të ndërroni reçipetat për të marrë numër më të madh në mënyrë që të ndiheni më komfort.

Rritja e gjoksit është më e madhe me kalimin e javëve, veçanërisht nëse e keni shtatzëninë e parë.

Lodhja

Mundimet e shtatzënisë

Ndiheni e lodhur? Është shumë normale.

Ndryshimet hormonale shkaku i shtatzënisë, veçanërisht rritja e progesteronit, mund t’i kontribuoj ndjenjës suaj  të lodhjes.

Gjithashtu, mund të keni probleme për të bërë një gjumë të rehatshëm. Edhe urinimet e shpeshta mund t’iu shkaktojnë probleme diskomforti.