Java 7

2017-01-09 në ora 07:34
Foto: Google

E madhe sa një kokërr boronicë. Me duart dhe këmbët që po krijohen, beba juaj po rrit madhësinë. Gjithsesi, nuk ka ende definim të gishtërinjve.

Teknikisht, beba juaj mund të quhet ende embrion. Tani madhësia e bebit tuaj është gati sa dyfishi i një jave më parë.

Të dy hemisferat e trurit po rriten, pankreasi po krijohet për të ndihmuar në krijimin e insulinës.

Kordoni umbilikal ka enë të veçanta për të bartur oksigjenin dhe lëndët ushqyese te bebi juaj nga trupi juaj.

Maja e hundës është më e qartë tani.

Ndryshimi në trupin tuaj

Mitra juaj ka dyfish më shumë madhësi tani dhe tani trupi juaj kërkon më shumë furnizim ushqimi.

Java e 7-të e vizualizuar me ultrazë me teknikë të avansuar

Ndoshta do t’iu duhet të urinoni më shpesh se zakonisht, për shkak të volumit të shtuar të gjakut dhe lëngut shtesë që procesohet nga veshkat e juaja.

Tani ju keni rreth 10 % më shumë gjak se keni pasur para se të jeni shtatzënë. Deri në fund të shtatzënisë, ju do të keni 40-45 % më shumë gjak që qarkullon në venat e juaja për të plotësuar kërkesat e bebit tuaj.

Sa më shumë që rritet mitra juaja, do të keni më shumë presion në fshikëzën e urinës e cila do t’ua shpeshtojë juve vizitat në tualet.