Java 6

2017-01-09 në ora 07:33
Beba juaj tani sa një kokërr bizele (ilustrimi: CHG)

Në këtë javë ka ndryshime të mëdha në krijimin e bebit tuaj dhe është një periudhë mjaft e rëndësishme.

Goja, veshi, hunda që ju i puthni aq me dëshirë fillojnë të marrin formë pikërisht në javën e gjashtë.

Nëse do të shikonit në mitër në këtë periudhë, ju do të shihnit një kokë jashtëmase dhe hapësira të zeza aty ku sytë fillojnë krijimin.

Java e 6-të e shtatzënisë te binjakët e vizualizuar në 4D me ultrazërin Voluson E10.

Zemra ka filluar pompimin dhe rrah rreth 100 deri në 160 herë në minutë, gati dyfish sa bën zemra juaj dhe e çdo njeriu të rritur.

Gjaku ka filluar të qarkullojë. Indet po vazhdojnë krijimin e organeve, përfshirë mushkëritë. Muskujt e eshtrat fillojnë të marrin formë.

Në këtë periudhë, gjatësia mesatare e bebit tuaj mund të jetë rreth 6 mm.

 

Ndryshimet te nëna

Disponimi juaj ka filluar të ndryshojë me zhvillimin e embrionit brenda trupit tuaj. Një ditë mund të keni disponim të mirë, tjetrën ditë jo të mirë.

Është diçka normale, andaj nuk duhet të shqetësoheni. Duhet vetëm të kërkoni mirëkuptimin e rrethit tuaj.

E lumtur për javën e 6-të (foto: Google)

Ndryshimet e emocioneve tuaja ndodhin shkaku i hormoneve që krijohen në këtë periudhë.

Mund të vëreni pika të gjakut në të brendshmet e juaja ose kur urinoni, pasi gjakosja mund të ndodh një në çdo katër shtatzëna gjatë kësaj kohe.

Në shumicën e rasteve mund të jetë normale, por gjakosja mund të paraqesë edhe ndonjë problem të zhvillimit të bebit tuaj. Është mirë të kryeni një kontroll te mjeku juaj.