Java 5

2017-01-09 në ora 07:32
Imazhi: InfoBaby.org

Zhvillimi i bebit tuaj që për momentin e ka emrin embrion po zhvillohet në shpejtësi në të madhe.

Në këtë javë të shtatzënisë, beba juaj e ka madhësinë e një fare susami.

Shtati juaj ka filluar të rritet

Tani embrioni ka tre shtresa:

  • Ektodermën
  • Mezodermën
  • Endodermën

Nga ato krijohen indet dhe organet.

Në këtë fazë të shtatzënisë mund të fillojnë funksionimin disa nga organet. Zemra fillon krijimin.

 

Gati të funksionalizohet pompimi i gjakut.

 Ndryshimet në trupin e nënës

Ju tani mund t’i vëreni disa ndryshime të lidhura me shtatzëninë.

Shumë femra raportojnë se kanë gjinj gufues, lodhje dhe urinim të shpeshtë.

Java e 5-të në ultrazë – Matja e qeses gjestative

Ndoshta nga jashtë nuk mund të vërehet shumë, por brenda jush po ndodhin ndryshime shumë të mëdha.

Është mirë që të filloni një plan ushtrimesh për trupin tuaj i cili ka filluar të ndryshojë rutinën e tij.

Ushtrimet ndihmojnë të zhvilloni dhe forconi trupin tuaj për të mbajtur peshën ekstra që do të ketë gjatë shtatzënisë.

Gjithashtu, ato ndihmojnë edhe në uljen e stresit gjatë kësaj periudhe të ndjeshme si dhe rikthimin më të shpejtë në formën më të mirë pas lindjes.