Java 35

2017-01-09 në ora 07:46
Që tani është mirë të mendoni për procesin e lindjes (Foto: Eumom)

Bebës suaj i është rritur energjia, mirëpo manovrat nuk i ka më si më parë. Kjo për faktin se hapësira brenda po zvogëlohet me rritjen e peshës së tij.

Veshkat e bebës suaj tani janë të zhvilluara tërësisht dhe punon ka filluar edhe mëlçia. Shumica e zhvillimeve bazike tashmë janë të përfunduara.

Bebja juaj do t’i kalojë javët e mbetura për të shtuar shtresat e trashësisë. Ajo tani peshon mbi 2 kg.

Sistemi nervor dhe ai imun ende po zhvillohen, por shumë shpejtë edhe kjo pjesë do të jetë totalisht gati. Edhe nëse keni lindje të parakohshme tani, gjasat janë 99 % që bebja juaj të jetojë normalisht.

Ndryshimet te ju

Lexoni më shumë në internet apo libra për lindjen (Foto: Bubhub)

Simptomat e njëjta vazhdojnë t’iu përcjellin. Urinimi i shpeshtë shkaku i presionit që i bëhet fshikëzës urinare, dhimbjet në trup e marramendjet.

Por, hej – lindja është afruar andaj keni durim edhe pak! Tani që jeni 35 javësh, mitrja juaj është rritur për 1000 herë nga madhësia e saj origjinale, por ndoshta juve ju duket si një milion.

Kjo javë është e mirë për ju që të rishikoni shenjat dhe simptomat e lindjes. Ndër të tjera:

  • Derdhja e ujit
  • Kontraksine me dhimbje të mëdha
  • Kontraksione të rregullta dhe të pandërprera

Kontrolli me ultrazë

Dëgjimi i bebës suaj tani është plotëfunksional dhe ajo reagon kur dëgjon tinguj me intensitet të lartë.

Nëse jeni shtatzënë me djalë dhe bëni një ekzaminim me ultrazë, ju mund ta vëreni se testikujt tani kanë rënë në pozitën e tyre normale.

Këtë javë ose javën tjetër mjeku juaj mund t’iu rekomandojë testin për bakterin Streptokok Grupi B.

Për ta realizuar atë, ai do të marrë një mostër nga vagina juaj dhe rektumi dhe do t testohet për bakterin në fjalë.

Nëse del pozitiv, atëherë gjatë lindjes ju do të përdorni antibiotik për ta parandaluar përhapjen e saj.

Bëjeni gati çantën me gjësendet e nevojshme

Duke qenë se po i afroheni terminit të lindjes por ndoshta edhe lindjes së parakohshme, është mirë që ju që tani të përgatitni çantën tuaj të lindjes.

Në të duhet të vendosni gjësendet që do t’iu duhen në spital. Për t’iu dhënë sqarime rreth çantës mund ta shikoni videon e mëposhtme të mamisë me përvojë ndërkombëtare, bashkëpunëtore e Gazeta Shneta, Razije Musa xhiruar nga emisioni Familja Ime.