Java 34

2017-01-09 në ora 07:46
Po i afroheni muajit të tetë (Foto: Eumom)

Sistemi dëgjimor i bebës suaj është mëse funksional tani dhe ajo është në gjendje të dëgjojë bisedat e juaja.

Për ta përgatitur atë sa më mirë me zërin tuaj ju mund që tani të filloni dhe t’i këndoni ninulla atij.

Në këtë kohë, bebja juaj rrethohet me më pak lëng amniotik shkaku i rritjes së madhe, ndërsa si pasojë e kësaj të fundit gjithashtu ka më pak hapësirë për lëvizje.

Ndryshimet në trurin e bebës dhe zhvillimi i tij bëjnë që bebja juaj në këtë periudhë të flejë më shumë. Ajo gjithashtu ka mundësi të ëndërrojë si pasojë e aktivitetit të trurit.

Organet e tjera janë gjithashtu gati të funksionalizuara dhe po presin të takohen me botën e jashtme.

Ndryshimet te ju

Volumi i mitrës suaj është 500-1000 herë më i madh sesa ishte para se ju të ishit shtatzënë, andaj edhe ju keni marrë formë tjetër në trupin tuaj.

Bëni gati veshjet pasi engjëlli juaj po vjen (Foto: Bubhub)

Edhe në këtë kohë juve ju duhet ta vizitoni shpesh tualetin, andaj preferohet që të vazhdoni të pini sa më shumë ujë.

Duk qenë në muajin e shtatë të shtatzënisë, lodhja për ju është evidente dhe njëkohësisht normale.

Ju në këtë kohë mund të keni edhe marramendje e humbje momentale shikimi, kjo si pasojë e ndryshimit hormonal por edhe mungesës së gjumit.

Sa i përket barkut tuaj, ka mundësi të ketë lëvizur pak poshtë. Kjo pasi bebja juaj e ka ndryshuar pozitën.

Kjo mund t’iu jap juve më shumë hapësirë për të kryer frymëmarrje normale. Por gjithsesi, jo të gjitha bebët ndërrojnë pozitën deri para kohës së lindjes.

Gjatësia fundale e matur nga mjeku juaj tani duhet të jetë nga 81-91 cm. Një fakt qesharak në këtë kohë është prezenca e madhe e lëngut amniotik.

Në fakt, ky lëng ka sasinë më të madhe në mes javëve 34 dhe 36. Andaj, ju do ta ndjeni se pas këtyre javëve barku juaj nuk do të rritet më, pasi sasia e lëngut do të zvogëlohet.

Vizualizimi në detaje i këmbës me ultrazë 3D/4D HDLive

Kontrolli me ultrazë

Ju me siguri do të keni një kontroll me mjekun tuaj këtë javë dhe nëse ai rekomandon, ju do ta kryeni testin e profilit biofizik.

Nga kjo javë, ju duhet që të keni kontrolle javore te mjeku juaj për të përcjell lëvizjet e bebës suaj.

Rreth javës së 36-të ju mund të keni testin për streptokok grupit B.