Java 32

2017-01-09 në ora 07:45
Futni në listën e blerjeve këpucët për të voglin tuaj që po vjen (Foto: Eumom)

Nëse deri tash nuk e keni menduar, është mirë që të filloni të mendoni për lindjen tuaj. Bebja juaj po zhvillohet furishëm.

Shqisat, truri e sistemi i frymëmarrjes po marrin formën dhe funksionalitetin e dëshiruar dhe synuar.

Në fakt, nëse bebja juaj do të kishte një lindje të parakohshme tani, atëherë gjasat janë reale që të ketë një jetë normale dhe pa komplikime.

Ajo tani ka gjatësinë 17’’, një gjatësi diagonale e monitorit të kompjuterit tuaj. Lëvizjet vazhdojnë të jenë të shpeshta, ndërsa sipas planifikimeve, koka e bebës duhej të ishte poshtë tani.

Ndryshimet te ju

Ndërmerrni masat e nevojshme për një lindje të mbarë (Foto: Bubhub)

Edhe pse është në baza individuale, por nga tash e tutje ju pritet të shtoni peshë nga 0.2 kg për çdo javë të kaluar.

Gati gjysma e kësaj peshë i atribuohet direkt bebës suaj, ndërsa pjesa tjetër është lëng. Provoni t’iu rrini larg ushqimeve jo të shëndetshme..

Telefonojeni mjekun tuaj nëse filloni të keni fytyrë apo duar të gufuara, kjo mund të jetë shenjtë e pre-eklampsisë.

Kontraksionet janë normale dhe tanimë edhe thithkat e gjinjve tuaj fillojnë të marrin ngjyrë të errët. Frymëmarrja vazhdon të jetë problem, sikurse urinimet e shpeshta.

Gjatësia fundale normale në këtë javë është 30-34 centimetra nëse prisni vetëm një fëmijë. Te binjakët është problem të përcaktohet.

Kontrolli me ultrazë

Sipas të gjitha gjasave ju do të keni një termin për ekzaminim me ultrazë në këtë javë të shtatzënisë për të përcjell ndryshimet, veçanërisht nëse prisni binjakë.

Nëse keni fatin e mirë dhe nëse pozita e bebës suaj është e përshtatshme, mjeku juaj mund t’iu dhurojë kënaqësinë të shihni mimika të ndryshme të bebës suaj.

Epo, ato jo gjithherë mund të jenë të këndshme sikurse fotografia në të majtë.