3-4 javë

2017-01-09 në ora 07:32

Një spermatozoid i vetëm ka arritur të thyej membranën e qelizës vezë për t’u bashkuar me të dhe për të filluar krijimin e një mrekullie.

Beba juaj tani është vetëm një topth i vogël i quajtur blastocist i përbërë nga qindra qeliza që vetëm shtohen. Një pjesë e tij që do të zhvillohet në placentë ka filluar të krijojë hormonin e shtatzënisë hCG që ndalon vezoret tuaja të lëshojnë qeliza vezë dhe rrit zhvillimin e estrogjenit dhe progesteronit.

Në ndërkohë, fillon mbledhja e lëngut amoniak, lëng i cili do të mbrojë bebin tuaj në javët dhe muajt në vijim.

Qeset gjestative për binjakë – Java 4 në ultrazë

Gjatë kësaj periudhe ju mund ta bëni testin e shtatzënisë dhe të fitoni një rezultat pozitiv. Edhe nëse rezultati nuk del pozitiv, nuk do të thotë që nuk jeni shtatzënë. Ndoshta është ende herët për javën e tretë.

Priteni javën e katërt. Kjo javë mund të paraqes fillimin zyrtar të shtatzënisë. Në javën e katërt fillon periudha e krijimit të zhvillimit të bebit tuaj në nivel organesh dhe disa edhe mund të fillojnë të punojnë.

Për momentin, bebi juaj është një embrion e një madhësie shumë të vogël e përbërë nga dy shtresa: Epiblastit dhe hipoblastit, prej nga do të zhvillohen organet dhe pjesët e tjera të trupit.

Nëse testi juaj i shtatzënisë është pozitiv, filloni caktimin e terminit tuaj të parë të mjeku. Zakonisht, vizita e parë mund të jetë rreth javës së tetë, përvese nëse gjendja juaj është jo e mirë ose nëse keni histori jo të mira shtatzënie.

Nëse jeni duke përdorur ndonjë terapi mjekësore, është mirë të konsultohuni me mjekun tuaj nëse duhet ta vazhdoni atë ose jo.

 

Përdorimi i acidit folik

Përdorimi i acidit folik në shtatzëni

Në këto momente, ju duhet të jeni duke marrë vitamina prenatale të cilat kanë përmbajtje të acidit folik.

Norma normale e acidit folik që duhet të përdorni është 400 mikrogram, por që te disa shtatzëna mund të jepet dozë më e madhe, varësisht nga rekomandimi i mjekut.

Acidi folik ka shumë të mira nëse përdoret gjatë shtatzënisë, duke ndikuar si suplement për nënën për të parandaluar problemet me tubin neural. Gjithashtu përdoret për të trajtuar edhe aneminë.