Java 29

2017-01-09 në ora 07:44
Po marshoni suksesshëm drejt lindjes (Foto: Eumom)

Banori i trupit tuaj po vazhdon të rritet në komoditetin që ju i keni ofruar. Ai tani po peshon më shumë se 1 kg dhe nuk e ka ndërmend të ndalë zhvillimin.

Koka e bebës suaj ka filluar të rritet ende, për t’i krijuar më shumë hapësirë trurit i cili po vazhdon zhvillimin.

Bebja juaj tani mund ta kontrollojë temperaturën e frymëmarrjen, andaj shanset janë rritur edhe më shumë që ajo do t’i mbijetonte sfidave të botës së jashtme në rastin e lindjes së parakohshme.

Për ju tani është me rëndësi të përdorni shumë proteina, vitaminë C e acid folik, ngase kërkesat e bebës suaj për nutricione janë shtuar.

Edhe eshtrat kanë filluar të forcohen, andaj shtoni përdorimin e kalciumit. Atë mund ta merrni nga qumështi, ose në mënyrë alternative nga derivatet e tij.

Ndryshimet te ju

Gjininë e keni kuptuar, është koha për blerje dhe dhurata (Foto: Bubhub)

Lëvizjet e shpeshta të bebës suaj dhe tani me rritjen e peshës, vazhdojnë të shkaktojnë probleme për sistemin tuaj tretës duke sjell kështu edhe probleme me hemorroide.

Probleme të tjera të ndërlidhura me bebën tuaj keni edhe te urinimi, i cili tani është shumë më i shpeshtë.

Lëkurën e keni shumë të ndjeshme, ndërsa dhimbjet në këmbë, kuka dhe pjesën e pasme vazhdojnë ende.

Por, gëzojuni. Nuk ju ka mbetur edhe shumë për të kryer lindjen. Keni kujdes me peshën në këtë kohë, pasi një shtim peshe i pakontrolluar mund të rrisë rrezikun për lindje të parakohshme. Kjo vlen veçmas për nënat që presin binjakë.

Duke vazhdua të matni goditjet e bebës suaj, ia shtoni vetës sigurinë se gjithçka është në rregull aty poshtë.

Kontrolli me ultrazë

Zakonisht nuk ka termin në javën e 29-të, përveç rasteve kur mjeku juaj dëshiron ta monitorojë me kujdes të shtuar shëndetin e bebës suaj.

Por, nëse vendosni të bëni një ekzaminim me ultarzë, atëherë do e shihni se bebja juaj është rritur mjaft shumë.

‘Sweet dreams’ bebush!

Nëse keni fat, mjeku juaj mund të jetë në gjendje ta zë një imazh të mirë në 3D/4D për t’iu ofruar mundësinë e përjetimit realistik të bebës suaj, ende pa lindur.

Bebja juaj ka filluar të ëndërrojë

Jo vetëm ju po e ëndërroni ta keni bebën në krahë. Edhe ajo ka filluar të ëndërrojë për botën që po e pret jashtë.

Me zhvillimin e aktivitetit të trurit, bebja juaj fillon të ketë ëndrra të bukura kur mbyll sytë.