Java 27

2017-01-09 në ora 07:43
Bebja juaj tani ka madhësinë e një patëllxhani të zi (Foto: Eumom)

Bëhuni gati t’i thoni lamtumirë tremujorit të dytë. Ju tani jeni afër e më afër tremujorit të tretë dhe të fundi të shtatzënisë.

Bebja juaj ka frymëmarrje nga lëngu amniotik, ndërsa truri ka aktivitet. Kjo është tejet emocionuese, apo jo?

Nëse lindja ndodh tani, bebja juaj ka rreth 85 % shanse që të jetojë. Sigurisht se i duhet ndihma intesive neonatale, qëndrimi në inkubator, aty ku do t’i rregullohet temperatura.

Sigurisht se duhet që inkubatori dhe pjesa ku bebja do të qëndrojë të jetë e dezinfektuar mirë, pasi ajo për ka sistem të dobët imunitar.

Bebja juaj tani është e gjatë mbi 35 cm dhe ajo jo vetëm se po bëhet më e madhe, por edhe më e mençur pas aktivitetit të trurit.

Tjetër gjë që zhvillohet në këtë fazë janë edhe kapakët e syrit, të cilët bëhen gati për t’u hapur.

Ndryshimet te ju

Ju tani jeni shumë afër muajit të gjashtë. Është java e fundit e muajit të pestë dhe e fundit për tremujorin e parë.

Keni kujdes me peshën e shtuar (Foto: Bubhub)

Simptomat e mërzitshme që keni pasur gjerë tani pritet që shpejtë të largohen, por gjithsesi besojmë se ju jeni mësuar tashmë me to dhe keni gjetur zgjidhje si t’i përballoni.

Do vazhdojnë dhimbjet e këmbëve, shtyllës kurrizore dhe ndryshime të mëdha në flokë, lëkurë e madje edhe në thonjë.

Ju duhet të praktikoni ushtrime dhe gjithashtu duhet ta evitoni shtrirjen në shtyllë kurrizore. Shtrihuni patjetër vetëm anash.

Pesha e bebës suaj po i bën presion të madh pjesës së pasme të trupit tuaj, andaj kushtoni kujdes këtij fakti.

Femrat që presin binjakë janë të prirura të kenë lindje të parakohshme, andaj nëse vëreni ndonjë simptomë të çuditshme si gjakderdhja, derdhja e ujit, dhimbjet abdominale të vazhdueshme apo kontraksione të përsëritura, lajmëroni menjëherë mjekun tuaj.

Sa i përket trupit tuaj, ai vazhdon të ndryshojë me ndryshimet që ndodhin brenda barkut tuaj. Pesha vazhdon të rritet, tani më shumë se më përpara.

Nëse keni shtuar peshë më shumë se kufizimet e lejuara, atëherë mjeku juaj mund t’iu rekomandojë të keni kujdes me një gjë të tillë.

Mund t’iu duket problematike, por ai do të insistojë që ju të jeni më e kujdesshme me dietën tuaj.

Lëkura vazhdon të ketë ndryshime, me zgjatjet që bëhen shkaku i komoditetet të krijuar për bebën tuaj.

Sytë e bebit tuaj po hapen (Foto: Babycenter)

Kontrolli me ultrazë

Nëse nuk keni pasur ndonjë komplikim, atëherë ju me siguri se nuk do të keni ndonjë termin për ekzaminim ultrasonografik.

Por, duke filluar nga muaji tjetër, ju do ta vizitoni mjekun tuaj çdo dy javë për të përcjell ndryshimet.

Përgatituni për ta vizituar më shpesh mjekun tuaj e në të njëjtën kohë planifikoni spitalin ku do ta kryeni lindjen.