Java 26

2017-01-09 në ora 07:43
Java 26-të (Foto: Goodtoknow.co.uk)

Lëvizje, interferim në gjumin tuaj, me trurin tuaj, kujtimet e juaja. Bebja juaj po ju jep mjaft kokë dhimbje në javën e 26-të.

Por, kjo është vetëm parapërgatitje. Ajo do t’i bëjë ato gjëra edhe pas lindjes, madje edhe më tepër!

Që tani, bebja juaj kërkonë të jetë në qendër të vëmendjes suaj andaj filloni të përgatitni vetën mentalisht.

Por, çfarë po ndodh brenda barkut tuaj? Përveç lëvizjeve të shumta, bebja juaj po fillon ngadalë përgatitjen për hapjen e syve. Çeripkët fillojnë të ndahen.

E kur jemi te sytë, a e dini se bebet kanë sy të kaltër në mitër pa marrë parasysh prejardhjen gjenetike? Sytë e bebeve nuk e marrin ngjyrën e fundit deri disa muaj pas lindjes.

Kjo javë është e rëndësishme për sistemin dëgjimor të bebës suaj – ai tani është kompletuar. Bebja juaj tani është  shumë e ndjeshme në zhurma.

Ndryshimet te ju

Në javën 26 bebja juaj fillon t’i hap sytë (Foto: Bubhub.com)

Ju jeni ende në muajin e pestë dhe afër javës së tretë të këtij muaji. Jeni afër muajit të gjashtë të shtatzënisë.

Edhe këtë javë, simptomat që i ndjeni më së shumti lidhen me diskomfortin. Me rritjen e peshës së bebës, ndryshon edhe rehatia juaj.

Gjumi vazhdon të mbetet problem për ju, sikurse edhe urinimet e shpeshta. Qëndroni të hidratuara dhe provoni ushtrime.

Gjerë tani me siguri keni shtuar nga 7 deri në 10 kg peshë, si pasojë e zhvillimit të shtatzënisë. Mbi 14 kg i keni shtuar nëse jeni me binjakë.

Nëse e prekni barkun tuaj, mund ta vëreni se pjesa e sipërme e mitrës suaj është gati 6 cm mbi kërthizën tuaj.

Kontrolli me ultrazë

Ju tani do t’iu duhen edhe disa javë deri te termini i radhës për t’u kontrolluar me ulrazë.

Zakonisht mjekët nuk caktojnë termin për ultrazë në këtë javë, përveç rasteve të ndjeshme kur duhet të monitorohet shëndeti i bebës suaj më shpesh.

Por, nëse do ta kishit mundësinë për ta realizuar një të tillë si do të dukej foshnja juaj: Duke marrë frymë nga lëngu amniotik. Është një ushtrim i mirë para momenteve të para pas lindjes.

Sistemi mbrojtës i bebës suaj po bëhet gati për jetën që po e pret jashtë trupit tuaj, e ndihmuar nga antitrupat tuaj.

Për të gjitha nënat që e konsumojnë duhanin, ju këshillojmë të jeni e rezervuar ndaj cigares në shtatzëni. Në një studim të kryer me imazhe 3D të ultrazërit është treguar se si pirja e duhanit mund të ndikojë keq te bebja juaj dhe kjo e fundit e tregon edhe me lëvizje duarsh një gjë të tillë.

Foto: DailyMail.co.uk