Java 25

2017-01-09 në ora 07:42

Bebja juaj po vazhdon trashjen dhe zhvillimin e organeve. Mushkëritë janë në zhvillim e sipër, edhe pse ka ende shumë punë për t’u bërë.

Ajo tani ka një lëkurë të ndjeshme me një ngjyrë vjollcë, kjo shkaku i enëve të gjakut që po krijohen poshtë lëkure.

Partneri juaj tani ka shansin që të dëgjojë të rrahurat e zemrës së bebës vetëm duke afruar veshin në barkun tuaj.

Bebja juaj tani ka gjumë të rregulluar mirë me periudha aktive dhe joaktive, por të cilat nuk varen shumë nga ju.

Ndryshimet te ju

Dhe pse ju në këtë periudhë keni mundur të ndiheni më energjike, sigurisht se tani keni filluar ta ndjeni më shumë peshën e bebës suaj që po rritet dita-ditës.

Java 25 sjell më shumë peshë për ju dhe bebën tuaj (Foto: Google)

Simptomat e shtatzënisë tuaj tani, ndër të tjera, përfshijnë edhe problemet me gjumin. Ju keni filluar të ndiheni nervoz shkaku i procesit të lindjes, shto këtu edhe faktin e ndryshimeve hormonale, dhe sigurisht se gjumi nuk do të jetë shumë i rehtatshëm.

Problem tjetër për ju mund të jetë edhe urinimi i shpeshtë. Keni harruar se ju duhet të urinoni për dy persona?

Edhe hemorroidet janë problem i zakonshëm në pjesën e dytë të shtatzënisë, pasi bebja juaj i shkakton shumë presion sistemit tretës së ushqimit.

Sa i përket peshës, këshilla mbetet e njëjtë: Zbatojeni me përpikmëri dietën e shëndetshme për rregullim të shtimit të peshës në shtatzëni.

Barku juaj tani është shumë i zënë duke pritur goditjet e bebës suaj. Por, gëzohuni. Kjo është një shenjë e mirë se bebi juaj është shumë aktive.

Keni nevojë për relaks? Muzikë e qetë, shumë ujë dhe një masazh i lehtë nga partneri juaj.

Kontrolli me ultrazë

Nëse bebja juaj ka një pozitë të favorshme me shumë lëngë amniotik para fytyrës, atëherë mjeku juaj pa shumë mundë do të zë një imazh fantastik 3D të profilit të bebës.

Me lëkurën tanimë jotransparente, imazhi është jashtëzakonisht i pastër dhe ju mund të filloni diskutimet me partnerin se kujt i ka ngjarë më shumë.

Testi i sasisë së glukozës në gjak realizohet brenda javëve 24-28 dhe nëse nuk e keni kryer javën e kaluar, mund ta bëni tash.

Imazhe fantastike me 4D dhe teknikën HDLive – vizualizimi i vajzës majtas dhe djalit djathtas (Foto: Google)