Java 24

2017-01-09 në ora 07:42
Foto-ilustrimi: Tommys.org

Bebja juaj tani është një e madhe sa një lëvore shtalbi. Me trupin e hollë, ajo shumë shpejtë do të shtojë peshë për të qenë në proporcion.

Mushkëritë e bebës suaj po zhvillohen dhe në këtë gjendje bebi juaj mund të quhet i ‘mbijetuar’ pasi edhe nëse lind në këtë javë ai mund të shpëtojë.

Sigurisht se i duhet shumë kohë në trajtim intensiv neonatal shkaku që trupit i duhet zhvillim ende.

Bebja juaj tani ka përafërsisht 0.5 kg peshë dhe pesha e saj nga tash e tutje do të rritet në mënyrë më të shpejtë.

Shumica e peshës vjen nga organet që po zhvillohen, eshtrat, muskujt dhe pjesa e trashë e abdomenit që po akumulohet.

Bebja juaj tani ka mundësi të dëgjojë më mirë zërat nga jashtë, andaj është mirë që edhe partneri juaj t’i flasë asaj.

Ndryshimet te ju

Tani në javën e 24-të, ju jeni në muajin e pestë të shtatzënisë. Simptomat e juaja vazhdojnë të jenë të njëjta.

Progresi s’ka të ndalur (Foto: Google)

Këmbët dhe nyjat e ënjtura, kontraksione, dhimbje të shtyllës kurrizore, ndjeshmëri e madhe në gjithë trupin etj.

Sigurisht se çdo javë e më tepër te ju shfaqen shenjat e strijave, si proces normal i shtatzënisë. Kujdesi në dietën ushqimore mund t’iu ndihmojë shumë në këtë aspekt.

Beli juaj vazhdon të rritet, sikurse edhe pesha që ju shtoni. Preferohet që të ndiqni planin e shtimit të peshës në shtatzëni në varësi të peshës suaj para shtatzënisë.

Shtimi i kujdesshëm i peshës do t’iu ndihmojë edhe në uljen e rrezikut nga lindja e parakohshme.

Kontrolli me ultrazë

Nëse bëni një kontroll me ultrazë tani, do e vëreni se bebi juaj ka bërë goxha progres në zhvilli.

Jo vetëm në gjërat anatomike, por edhe në ‘look’un e saj. Lëkura transparente që ishte gjerë tani, ka filluar të bëhet më e errët.

Foto nga ultrazëri 3D

Në këtë periudhë, mjeku juaj do kërkojë një test të sasisë së glukozës në gjak, një nga testet e zakonshme të shtatzënisë.

Me rezultatet e këtij testi ai do të jetë në gjendje t’iu njoftojë për rrezikun nga diabeti gjestacional. Testi është i dizajnuar të shoh se si bebja juaj e proceson sheqerin, kësisoj juve do t’iu kërkohet të pini një lëng të ëmbël dhe më pas të pushoni për një orë.

Pas një ore, do t’iu merret gjaku dhe do të testohet se si bebi juaj e ka procesuar sheqerin. Sa i përket imazhit me ultrazë, ju nga tani mund ta dini se kujt i ka ngjarë më shumë bebja juaj…