Java 19

2017-01-09 në ora 07:40
Pritja po zvogëlohet… (Foto: Google)

15 cm. Kaq e gjatë është bebi juaj në javën e 19-të. Madhësia e saj mund të matet me një mango ose me një domate.

Më në fund, këmbët dhe duart e bebit tuaj janë në proporcion dhe lëvizjet e saj mund të krahasohen me lëvizjet në filmin Matrix!

Bebi juaj po rritet shpejtë dhe po fiton peshë, por nuk vërehet shumë në trup ende. Trupi i bebit tuaj është i mbuluar tani me një lëkurë të quajtur vernix caseosa e cila po përkujdeset për të.

Ndryshimet te ju

Shkaku i rritjes së qarkullimit të gjakut trupi juaj mund të jetë më i nxehtë se zakonisht, andaj preferohet të pini ujë dhe të vishni veshje të rehatshme dhe të lehta.

Ju mund të keni dhimbje abdominale, pasi muskujt tuaj po zgjaten në mënyrë që t’i sigurojnë rehatinë e duhur bebit tuaj.

Shhh! Bebi juaj po ju dëgjon!

Ju gjithashtu mund të ndiheni e trullosur, andaj nuk do të jeni femra e vjetër që mund të humbi vetëdijen në këtë periudhë të shtatzënisë.

Tjetër problem me ujë ka të bëjë me ënjtën e këmbëve dhe duarve. Provoni t’i relaksoni muskujt me ushtrime adekuate.

Lëvizjet dhe goditjet e bebit tani mund t’i vëreni më mirë dhe kjo njëherësh paraqet gëzim të madh për ju.

Sigurisht se për momentin goditjet mund t’i ndjeni vetëm ju, jo edhe të tjerët. Lidhja juaj e fortë me bebin po vazhdon të forcohet.

Në javën e 19-të, shtimi i peshës mund të bëhet brengosje për ju, andaj është mirë të keni kujdes me ushqimin. Gjithashtu, konsultohuni me mjekun tuaj nëse keni rritje jashtëmase peshe.

Kontrolli me utrazë

Në këtë periudhë të shtatzënisë, mjeku juaj ka mundësi të bëj një ultrazë të përgjithshëm për bebin tuaj.

Mund t’ia analizojë zemrën, shtyllën kurrizore, fytyrën, trurin e ekstremitetet. Gjithashtu, nëse pozita është e duhura dhe nëse mjeku juaj posedon pajisje të ultrazërit 3D/4D, mund ta keni fatin ta shikoni fëmijën tuaj në ardhje me imazh realistik.

Imazh 3D i profilit të bebit tuaj

Është diçka fantastike që duhet shijuar! Letra e printuar nga ultrazëri do të jetë kujtim që do ta mbani për gjithë jetën!

Gjinia? Besojmë që deri tani shumica prej jush veçse e keni marr lajmin nëse prisni vajzë ose djalë. Ju që keni qenë pafat…epo fëmija juaj ka dëshirë t’iu mbaj ende nën ethe!

Në këtë periudhë, përveç gjinekologut tuaj, ju duhet gjithashtu të interesoheni për një pediatër, pasi fëmija juaj po vjen shpejtë.